Barcelona gjunjëzon Getafen (VIDEO)
Pëlqej
Futbollistët e Barcelonës duke festuar
Barcelona arrin të marrë maksimumin në një ndeshje të vështirë kundër Getafes në transfertë. Katalanasit kanë arritur të mposhtin Getafen me rezultatin 1-3. Barcelona ka dominuar pothuajse gjithë lojën duke mos e vënë asnjëherë në diskutim rezultatin. Në minutën e 23 Messi kalon në avantazh skuadrën e tij duke hapur kështu edhe serinë e golave të kësaj ndeshjeje. Villa në të 34-tën bën 2-0, rezultat ky që mbyll dhe pjesën e parë. Pjesa e dytë është ndarë me nga një gol për të dyja ekipet ku në fillim Pedro shënon dhe golin e tretë në minutën e 65 ndërsa për vendasit shënon Manu me penallti në minutën e 70.

Barcelona pas kësaj fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 25 pikë duke lënë pas Realin me 23 pikë por me një ndeshje më shumë për të luajtur. (albeu.com)


Shikoni golat:

Getafe-Barcelona 1-3

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/kXTAu-3Qyt0?fs=1&hl=it_IT">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>
Shtuar më 07/11/2010, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori