Barcelona kërkon përforcime në merkato
Pëlqej
Skuadra e Barcelonës kërkon të përforcohet në merkaton e janarit. Katalanasit nuk kanë më besim te Luis Suarez i cili e ka humbur nuhatjen për golin. I vetmi qendër sulmues që spanjollët kanë në skuadër për të zëvendësuar 32 vjeçarin është Munir El Haddadi.

Në rast se ai bind deri në merkaton e janarit, drejtuesit nuk do të kërkojnë përforcime. Një tjetër repart që ka nevojë për ndërhyrje është edhe mbrojtja. Ter Stegem ka dhënë sinjale largimi nga katalanasit pasi kërkon të provojë një eksperiencë të re.

Drejtuesit e Barcelonës nuk duan të kapen të pa përgatitur dhe për këtë do të bëjnë ndonjë tentativë në merkaton e janarit. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori