Barcelona hoqi të "zezat e ullirit" duke e kërkuar por lojtari ia pret shkurt duke i thënë se dëshiron Realin
Ylli i Atletico Madridit, francezi Antoine Griezmann është i përgatitur të bashkohet me rivalin e madh lokal, Real Madridin para Barcelonës dhe Manchester Unitedit. Griezmann nuk po përjeton një fillim sezoni të mirë me Atleticon dhe ka filluar përsëri të përmendet si një transferim i madh i vitit 2018.

Reprezentuesi i Francës është lidhur me një sërë klubesh të mëdha si Manchester Unitedi, Barcelona dhe Real Madridi këtë sezon. Me klauzolën e blerjes së Griezmann që do të bjerë nga 200 në 100 milionë euro pas Vitin e Ri, ai do të ketë drejt zgjedhjen e destinacioneve të mundshme. Djajtë e Kuq janë konsideruar si favorit për nënshkrimin e tij, por sipas mediave spanjolle situata ka ndryshuar krejtësisht.

Sipas mediumit Diario Gol, presidenti i Mbretërve, Florentino Perez është gjithashtu në kontakt me sulmuesin francez. Edhe Griezmann thuhet se është i gatshëm të shkojë në Santiago Bernabeu, por vetëm me kusht që Florentino të ia garantoj vendin në formacion.

Është pohuar se presidenti e ka siguruar francezin se Gareth Bale do të largohet nga Bernabeu për të liruar vend për të në sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 29/10/2017, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori