Barcelona i ofron Juventusit të zgjedh mes tre lojtarëve në shkëmbim për Pjanicin
Barcelona duket se ka marrëveshje me Miralem Pjanicin e Juventusit dhe në shkëmbim ka ofruar tre lojtarë.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se katalanasit tani e kanë ndarë mendjen që në sezonin e ardhshëm ta kenë boshnjakun në ekip.

Katalanasit kanë vendosur në dispozicion të Juventusit tre futbollistë të saj: Arturo Vidalin, Nelson Semedon dhe Ivan Rakitic.

Në anën tjetër kampionët në fuqi të Italisë kërkojë ta shkëmbejnë Pjanicin me brazilianin Artur Melo.

Ky i fundit ka refuzuar të largohet nga Barcelona dhe në këtë pikë duhet që të dyja palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të finalizuar me sukses këtë transferimin.
Shtuar më 08/05/2020, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori