Barcelona i përgjigjet Mascheranos pas deklaratës që kishte thënë se do të largohej nga klubi
Pëlqej
Barcelona nuk do të lejojë largimin e Javier Mascheranos gjatë afatit kalimtardimrit

Zyrtari për media i Barcelonës, Josep Vives ka mohuar se Javer Mascherano do të largohet gjatë dimrit, pasi thotë se skuadra nuk do të dobësohet, shkruan Albeu.com.

Ai po ashtu tha se në këtë afat kalimtar Barcelona vetëm do të përforcohet.

“Interesi i përgjithshëm është mbi dëshirat individuale të çdo lojtari. Ashtu siç tha edhe presidenti, klubi gjatë afatit kalimtardimrit nuk do të dobësohet, por do të forcohet. Në asnjë rast nuk do të dobësohemi”, tha Vives.

Mascherano shumicën e kohës ka qenë në bankën rezervë dhe kishte kërkuar largimin, për të ruajtur një vend në kombëtaren e Argjentinës. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 23:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori