Barcelona i vendos kusht Lautaros nëse do transferimin në "Camp Nou"
Barcelona ja ka bërë të ditur Lautaro Martinezit që ai mund të transferohet në Camp Nou vetëm nëse bën një kërkesë për tu larguar nga Inter.

Por shefi i Inter, Giuseppe Marotta insiston se ai është i lumtur tek Inter dhe se klubi nuk është i detyruar ta shes atë.

Marotta dëshiron ta mbajë futbollistin pasiqë Antonio Conte po kërkon ndërtimin e një skuadre që do të jetë në gjendje të rivalizojë me skuadrën e Juventusit për sezonin e ardhshëm.

Zonja e Vjetër është shkëputur 11 pikë nga Inter i vendit të tretë kur kanë mbetur vetëm edhe 8 ndeshje për tu zhvilluar.
Shtuar më 06/07/2020, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori