Barcelona, i vetmi ekip që i ka fituar të gjitha ndeshjet në Champions
Barcelona fitoi me lehtësi 3-0 në Hungari ndaj Ferencvarosit, në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Kampionëve.

Gjithë punën spanjollët e kryen në pjesën e parë duke shënuar tre gola me Griezmann, Braithëaite dhe Dembele.

Barcelona është e para në grup me 15 pikë, 3 më tepër se Juventusi që është në vendin e dytë.

Njëherit, skuadra e Ronald Koeman është e vetmja që ka bilanc 100% pozitiv në Ligën e Kampionëve sivjet me 5 fitore në 5 ndeshje.

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve zhvillohet në Camp Nou kundër Juventusit.
Shtuar më 03/12/2020, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori