Barcelona ia pret shkurt Manchesterit për Roberton
Pëlqej
Shpresat e Manchester United për nënshkrimin e Sergi Roberto janë thyer nga Barcelona.

Spanjolli ka qenë i lidhur me Unitedin në javët e fundit pas ardhjes së Ernesto Valverde. Roberto ka një klauzolë prej 36 milionë paund në Camp Nou. Chelsea gjithashtu ka shprehur interesimin për mesfushorin, përcjell Albeu.com.

Spanjollin thuhet se është i shqetësuar nga nënshkrimi i Paulinho, sipas raportimeve nga Manchester Evening Neës. Mesfushori ka një kontratë me Barcelonën deri në 2019. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2017, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori