Një shqiptar në radarët e Barcelonës, është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta katalanase "El Mundo Deportivo".
Barcelona ka shumë probleme në mbrojtje gjatë kësaj periudhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar emra me peshë si Pique, Umtiti apo edhe Lenglet dhe për këtë
arsye është në kërkim të një qëndërmbrojtësi në merkaton e janarit. Megjithatë financat e Barçës nuk janë aq të shëndosha sa më parë dhe për këtë
arsye synon të lojtarë me
kosto të ulët dhe Shkodran
Mustafi mund të jetë një prej tyre.
Futbollisti me origjinë shqiptare e ka humbur vendin e titullarit te Arsenali dhe kërkon largimin nga "topçinjtë". Vetë
Mustafi do ta priste krahëhapur një transferim të tillë ndërkohë që
kosto e kartonit të tij nuk i kalon 10 milionë eurot.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 13:21