Barcelona interesohet për liderin e Milanit
Barcelona ka shfaqur goxha probleme në prapavijë këtë sezon dhe në merkaton e verës do të afrojë një qendërmbrojtës.

Umtiti është me valixhe në duar, ndërsa Pique-Lenglet nuk kanë bindur.

Ideja më e fundit e katalanasve sipas "Sport" është Alessio Romagnoli. Edhe pse Milan e konsideron të pashitshëm kapitenin e ekipit, një ofertë e majme mund të bënte kuqezinjtë të ndryshonin mendje.

Drejtuesit nga "Camp Nou" pritet të kenë një takim me homologët nga Milano dhe më pas do të vendoset nëse dy palët mund të arrijnë në një pikë të përbashkët.
Shtuar më 05/04/2020, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori