Barcelona interesohet për portierin e Ajax
Edhe pse Ter Stegen është duke kaluar një formë fantastike dhe një është një garanci për portën e Barcelonës, "katalanasit" po shohin për një tjetër alternativë bindëse.

Forma e lartë e Ter Stegen nuk ka ndaluar Barcelonën së shikuari për një alternativë për portën e skuadrës.

‘El Desmarque’ shkruan se Barca janë shumë të interesuar për Andre Onana.

23 vjeçari ka qenë pjesë e ‘La Masia’ dhe shihet të ketë kushtet e duhura për t’u përshtatur me skuadrën.

Interesim për portierin e Ajax ka shfaqur edhe skuadra e Chelsea, por futja e Barcës në garë minimizon gjasat e ‘Bluve’.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë ndonjë ofertë formale për portierin e Ajax Amsterdam, Onana.
Shtuar më 15/03/2020, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori