Barcelona interesohet për Van der Wiel
Gregory van der Wiel
Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Gregory van der Wiel, i cili spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United. Reprezentuesi anglez tashmë një kohë të gjatë është objektiv i Sir Alex Fergusonit, ndërsa më parë kishte zgjuar interesim edhe nga Inter dhe Manchester City.

Mirëpo, Barcelona ka filluar ta përcjellë 22 vjeçarin si alternativë për Daniel Alvesin, i cili ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me klubin. Van der Wiel vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Shtuar më 28/01/2011, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori