Barcelona ironizon Modric: Është më e lehtë të blesh fanellën e Messit online
Real Madrid u mposh 3-0 nga Barcelona në Santiago Bernabeu duke u eleminuar nga Kupa e Mbretit.

Luka Modric hasi vështirësi të mëdha duke tentuar të ndali Messin sa ishte gati ti griste fanellën.

Si rezultat i ndërhyrjes së Modricit, Messi u rrëzua në tokë dhe gjyqtari akordoi faull për katalanasit.

Fotografia e këtij incidenti është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, madje vetë klubi Barcelonës ironizoi kroatin në Tëitter.

"Është shumë më e lehtë ta merrni fanellën e Messit duke shkuar te dyqani ynë online", shkruan llogaria zyrtare e Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori