Barcelona ishte pranë transferimit të Benzema nga Lyon, por hoqi dorë për një arsye qesharake
Karim Benzema në vitin 2009, për 40 milionë euro iu bashkua Real Madrid nga Lyon.

Por, një vit më herët, Barcelona ka pasur mundësinë për transferimit të tij, me katalanët që në fund u tërhoqën për një arsye të çuditshme.

Ishte viti 2008, kur Barcelona synonte transferimin e Benzemas, me negociatat që shkonin mirë me Lyon, pasi kampionët aktual të La Ligas ishin të gatshëm të paguanin shumën e kërkuar nga skuadra franceze.

Chicki Begiristain, drejtor sportiv i Barcelonës atë kohë, po udhëhiqte negociatat për Benzeman.

Begiristian ishte i zhgënjyer me Benzeman, kur sulmuesi francez erdhi në takim. Në atë takim siç raportohet në media, Benzema asnjëherë nuk shikoi në sy drejtorin sportiv të Barcelonës, i cili mbeti i zhgënjyer me këtë sjellje, duke hequr dorë nga transferimi i tij.

Por, një vit më vonë, Benzema iu bashkua Real Madrid, dhe sot është në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në histori të klubit.
Shtuar më 02/07/2020, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori