Barcelona - Juventus në garë për yllin e Ajax-it
Jo vetëm në fushë, Juventus dhe Barcelona janë të gatshëm të duelojnë mes tyre edhe në merkato. Sipas asaj që raportohet nga "Tuttosport", bardhezinjtë dhe blaugranët kanë nisur lëvizjet për të afruar në skuadër futbollistin e Ajax, Ryan Gravenberch. Mesfushori 28 vjeçar është një element thelbësor i ekipit të Ten Hag dhe dje ishte një nga protagonistët kryesor në fitoren 13-0 të të ekipit të tij ndaj Venlo.

Gravenberch i ka të gjitha mundësitë të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në dhjetë vitet e ardhshme dhe për këtë arsye Juventus dhe Barcelona, të cilët janë duke punuar për rinovimin e skuadrës, dëshirojnë të firmosin me talentin 18 vjeçar.

Shtuar më 25/10/2020, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori