Barcelona ka gati 84 mln euro për mbrojtësin e Interit
Dëmtimi i mbrojtësit, Samuel Umtiti ka bërë që Barcelona të hidhet në veprim dhe të mendojë për të afruar lojtar në skuadër. Për drejtuesit e katalanasve ky është një moment i mirë për të hyrë në negociata për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle, skuadra e Barcelonës ka gati një ofertë prej 84 milionë eurosh në drejtim të Interit për mbrojtësin sllovak.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Valverde do ta kishte të lehtë që të përshinte mbrojtësin edhe në fazën me eliminim direkt në Uefa Champions League duke u bazuar te ndryshimi që UEFA ka bërë në rregulloren e re. Tashmë flitet se kanë filluar dhe kontaktet e para midis drejtuesve për ta finalizuar këtë transferim.
Shtuar më 01/10/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori