Barcelona ka një tjetër alternativë në rast dështimi të Coutinhos
Philippe Coutinho ishte subjekt i shumë ofertave nga Barcelona verën e kaluar, por skuadra nga Merseysides i refuzoi të gjitha duke mos dashur ta lëshojë yllin brazilian.

Klubi katalanas, megjithatë, nuk do të heqë dorë pasi do të bëjë ofertë tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit, ku edhe mund ta joshë Liverpoolin për ta lënë të lirë.

Por, nëse dështojnë përsëri për blerjen e tij, atëherë Barça ka një plan B për lojtarin brazilian të Chelseat, Willian Borgas da Silva.

Sipas shtypit britanik Barca po e shikon të arsyeshme blerjen e anësorit të Bluve të Londrës, që të zëvendësojnë sadopak vendin e lënë bosh nga Neymar Jr. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori