Barcelona pikëton sulmuesin anglez si pasuesin e Suarezit
Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e klubit Blaguranas tashmë e kanë gjetur pasuesin e ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Kane, shihet më ideali për të marr në dorë frenat e sulmit për shumë vite pasi edhe mosha e tij është ende e re.

Barcelona mendohet se do të presë deri në hapjen e afatit veror të vitit 2019 për të bërë ofertë zyrtare për kapitenin e Anglisë.

Çmimi që do të duhet të paguajë klubi katalunas mendohet të jetë rreth 150 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori