Barcelona kampion me nje rekord prej 99 pikesh (VIDEO)
Albeu.com
Edhe zyrtarisht, Barcelona kampione e Spanjës. Fitorja bindëse prej 4:0 e Barcelonës kundër Valladolidit, vendosi për më të mirin e Spanjës edhe pse në ndeshjen tjetër Reali barazoi kundër Malagas.Golat u shënuan nga Pedro (21’ dhe 37’) dhe Lionel Messi (62’ dhe 76’).

Me këtë fitore, Barcelona ka përmbyllur një sezon të shkëlqyer në Kampionatin spanjoll duke e fituar kështu trofeun.

Barcelona shpallet kampion i La Ligas për të 20-n herë, me 31 fitore, 6 barazime dhe 1 humbje, si dhe me një rekord prej 99 pikësh të fituara.

Barcelona, Real Madridi dhe Valencia kanë siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa Sevilla do t’u nënshtrohet fazave kualifikuese.

Leo Messi, me 34 gola të shënuar shpallet golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe në Evropë.

Nga La Liga do të largohen, Valladolidi, Tenerife dhe Xerez.


Rezultatet:

Malaga 1 : 1 Real Madrid
Osasuna 1 : 1 Xerez
Valencia 1 : 0 Tenerife
Barcelona 4 : 0 Valladolid
Racing Santander 2 : 0 Sporting Gijon



Ja golat:


Barcelona 4 : 0 Valladolid



Malaga 1 : 1 Real Madrid
Shtuar më 16/05/2010, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori