Barcelona kërkon 7-vjeçarin shqiptar (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Duket pak herë por ja që Barcelona ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Messit, e si duket atë e ka gjet mes shqiptarëve.

Ilir Sherifi, 7 vjeç, tashmë është në shënjestër të Barcelonës dhe shumë shpejt pritet të jetë pjesë e shkollës së saj.

Familja e Ilirit para dy javësh ka pranuar një ofertë nga agjentët e Barcelonës të cilët e kanë ndjekur për një kohë 7-vjeçarin i cili aktualisht jeton në Hamburg të Gjermanisë.

Ilir Sherifi i lindur më 24.05.2005 në Hamburg, është djali i Remzi Sherifit nga fshati Brodec i Tetovës. Ishte vetëm 4 vjeç kur nisi ushtrimet e para në Mümmelmannsberger Sportverein, edhe pse në klubet e sportit nuk pranohen fëmije poshtë 6 vjeç. Pak më vonë ai filloi trajnimin në klubin e St Paulit ku edhe aktualish gjendet.

Shikoni disa pamje nga loja e Ilir Sherifit:

Shtuar më 02/01/2013, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet