Barcelona kërkon Nilmarin
Nilmar
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola dëshiron të transferon sulmuesin e Villarrealit Nilmar gjatë verës. Reprezentuesi brazilian ka udhëhequr Villarrealin në garë për kualifikim të drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja sportive katalan Sport ka njoftuar të martën se Guardiola pëlqen Nilmarin dhe rregullisht lavdëron paraqitjet e tij në bisedat me stafin e tij dhe shokët e afërt.

Nilmar ka shënuar 15 gola këtë sezon dhe nuk ka fshehur dëshirën e tij që një ditë të luan për Barcelonën.
Shtuar më 23/03/2011, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori