Barcelona do të përforcojë mbrojtjen në janar edhe pse klubi po kalon vështirësi ekonomike. Zgjedhja e parë e drejtuesve është i riu Eric Garcia për të cilin Manchester City nuk bën lëshime dhe
kërkon 10 milionë euro për një lojtar që ka pak muaj kontratë të mbetur.
Duke parë këtë situatë, katalanasit po shikojnë një zgjedhje low cost për mbrojtjen siç është Antonio Rudiger nga
Chelsea. Lampard nuk e aktivizon rregullisht dhe
Barcelona mund ta afrojë në huazim mbrojtësin gjerman me një shpenzim pothuajse të papërfillshëm.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 12:36