Barcelona kërkon shkëmbim Malcom-Willian
Barcelona vazhdon ta ndjek dhe ta pëlqej yllin brazilian të Chelseat, Willian. Skuadra katalanase ka në radarin e tij yllin e Bluve tash e një kohë të gjatë.

Gjatë verës së fundit, Barcelona është munduar disa herë të transferojë Willianin në Camp Nou, por u refuzuan nga drejtuesit e Bluve.

Megjithatë, interesimi i Barcelonës për sulmuesin anësor brazilian nuk është venitur dhe ekziston ende.

Trajneri Ernesto Valverde ende këmbëngul në transferimin e 30-vjeçarit dhe u ka thënë drejtuesve të tentojnë me ndonjë ofertë për të.

Mediat në Spanjë raportojnë se drejtuesit e liderit të La Ligas janë duke shikuar mundësinë e futjes në marrëveshje të ndonjë futbollisti.

Sipas La Sexta, Barcelona është gati të ofrojë shërbimet e Malcom si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Willian.

Në këtë rast, Blaugranëve do t’iu duhej të paguanin edhe një shifër parash rreth 20 milionë euro përveç shërbimeve të Malcom, i cili nuk ka bindur që nga transferimi i tij nga Ligue 1.
Shtuar më 04/11/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori