Barcelona kërkon të blindojë Messin, i ofron rinovimin
Barcelona po synon që t’ia vazhdojë kontratën Lionel Messit deri në vitin 2023.

Presidenti katalanas Josep Maria Bartomeu, ka njoftuar se synimin i tij është për të rinovuar edhe një herë kontratën me yllin argjentinas.


Sipas “Mundo Deportivo”, negociatat për rinovimin e kontratës do të nisin vitin e ardhshëm.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht ka kontratë deri më 2021, por Barcelona kërkon që 31-vjeçari të jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit 2022/2023 – atëherë do kur dhe do të jetë 36-vjeç.

Ndërkohë Messi me fanellën e Barcelonës ka zhvilluar 671 ndeshje duke shënuar 585 gola, teksa ka kontribuar edhe me 227 asiste duke u kthyer në një legjendë për klubin blaugran. /albeu.com.

Shtuar më 09/03/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori