E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Barcelona kërkon ti rrëmbje Bayernit yllin e mbrojtjes
Barcelona pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere, për shkak të zhgënjimeve që ka pësuar ekipi në fundin e stinorit, duke u eliminuar fillimisht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli, e më pas duke u mundur në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia.

Në mënyrë që ekipi të këndellet për edicionin e ardhshëm trajneri Ernesto Valverde ka kërkuar një revolucion, duke larguar disa lojtarë dhe, ndërsa ai ka përpiluar edhe listën e atyre që dëshiron t’i blejë.

Siç raporton gazeta Sport, Barcelona e kërkon Joshua Kimich nga Bayerni. Kimich është 24 vjeç dhe te Bayerni e llogarisin si liderin e së ardhmes.

E mira e tij është se mund të luajë në shumë pozita. Roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të krahut të djathtë dhe do të zëvendësonte Nelson Semedon.

Gjithsesi nëse Barcelona do të hyjë në bisedime me Bayernin duhet të përgatisë një ofertë të lartë, pasi bavarezët vështirë se do ta lejojnë largimin e një futbollisti që vlerësohet shumë nga ana e tyre.
Shtuar më 06/06/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori