Barcelona, klubi me i mire ne bote
Albeu.com
Me gjithë humbjen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Barcelona ka mbajtur pozitën e parë në listën e klubeve më të mira të futbollit në botë, e cila publikohet çdo muaj nga Instituti gjerman për historinë dhe statistikën e futbollit.
Vendin e dytë e ka mbajtur Estudiantes nga La Plate, ndërsa plasmanin e kanë përmirësuar finalistët e Ligës së Kampionëve, Bayern dhe Inter. Interi nga vendi 11 është ngritur në vendin e tretë, ndërsa Bayerni nga vendi 10 në vendin e 6.

Plasman historik ka arritur ekipi i Premiera League, Fulham, i cili falë kualifikimit në finalen e Ligës së Evropës, nga vendi 23 ka kaluar në vendin 9.

Dhjetë vendet e para të listës së IFFHS:

1. Barcelona (Spanjë) 322
2. Estudiantes La Plata (Argjentinë) 293
3. Inter Milano (Itali) 273
4. Cruzeiro (Brazil) 263
5. Werder Bremen (Gjermani) 262
6. Bayern Munih (Gjermani) 255
7. Roma (Itali) 252
8. Chelsea (Angli) 251
9. Fulham (Angli) 240
10 Manchester United (Angli) 237
Shtuar më 04/05/2010, ora 01:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori