E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Barcelona konkretizon ofertën për yllin e Frankfurt
Barcelona po shqyrton prej kohësh sulmuesin e Eintrachtit t të Frankfurtit, Luka Joviç, të cilin e sheh si pasuesin ideal të Luis Suarez. Gjithashtu, në ndeshjen që Frankfurti luajti në Europa League kundër Interit, Eric Abidal ishte prezent për të parë nga afër 21-vjeçarin, i cili nuk zhgënjeu duke shënuar edhe golin e vetëm të sfidës.

Drejtuesit katalanas tashmë duken të bindur nga aftësitë e Joviç, për të cilin duket se kanë bërë gati ofertën e parë. Plot 50 milionë euro do t’i ofrohen në pjatë gjermanëve të Frankfurtit, të cilët kanë thënë më parë se kërkojnë të paktën 60-65 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin e tyre.

Joviç ka spikatur këtë sezon në Bundesligë, duke shënuar plot 15 gola, si dhe në Europa League, ku ka shënuar plot 7 herë. Kartoni i serbit aktualisht zotërohet nga Benfika, por Frankfurti do të aktivizojë të drejtën e blerjes dhe do ta marrë përfundimisht kartonin e sulmuesit 21-vjeçar. /albeu.com/


Shtuar më 20/03/2019, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori