Barcelona-Liverpool, Mourinho bën parashikimin
Jose Mourinho i ka thurur elozhe Liverpool-it në prag të gjysmëfinales së Champions League ndaj Barcelona-s.

The Reds kanë një përballje të vështirë në Nou Camp mbrëmjen e së mërkurës dhe Mourinho veson se skuadra e Jurgen Klopp mund të fitojë trofeun e gjashtë të Champions League këtë sezon.

"Forca e Liverpool është Virgil van Dijk, ai është fenomenal. Gjithashtu ata nuk ndalen dot së shënuari.

Më thuaj një ndeshje kur Salah, Firmino dhe Mane kanë luajtur që nga minuta e parë dhe Liverpool nuk ka shënuar.

Shanset për të kaluar në finale janë të barabarta, por unë mendoj se Liverpool është më mirë se sezonin e kaluar.

Mendoj se nëse Barça luan ndeshjen e kthimit siç luajti ndaj Manchester United në Old Trafford do të jetë në telashe." /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2019, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori