Barcelona "manita", Messi humb penallti (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka mposhtur Levanten 5-0, duke i'u përgjigjur goleadës së Realit 8-2 ndaj Deportivos.

Golin e parë e shënoi super-ylli brazilian Neymar (34’), që po kalon një formë të mirë për momentin, ndërsa të dytin e shënoi Ivan Rakitic një minutë pa përfunduar pjesa e parë.

Fakt çuditës ishte se futbollisti i dytë më i mirë në botë, e humbi një penallti në minutën e 42-të, që rrallë herë i ndodh atij.

Në pjesën e dytë, Barca realizoi edhe tre herë përmes Sandro Ramirez(57’), Pedro Rodriguez (64’) dhe Lionel Messi(77’) që kësaj radhe nuk fali.

Pas kësaj fitoreje, Barca numëron 12 pikë në vendin e parë dhe ende nuk ka pësuar asnjë gol në katër ndeshejt e parë të këtij edicioni.
Shtuar më 21/09/2014, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori