Barcelona manita Real Betisit, Messi me shokë nuk falin dhe marshojnë drejt titullit (VIDEO)

Pëlqej
Barcelona ka poshtëruar skuadrën e Real Betis me shifrat e thella 5-0 në " Estadio Benito Villamarín", ndeshje kjo e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola 0-0, pasi katalanasit krijuan shumë raste për gol, por pa e finalizuar atë.

Në të dytën Barça hyn në fushë p♪r t1% fituar dhe e realizuan.

Golat e ndeshjes u shënuan nga ; Rakitic (59'), Messi (64' & 80'), Suarez (69' & 89').

Pas kësaj fitore Barcelona renditet në vendin e parë me 54-të pikë, ndërsa Betis pozicionohet në vendin e 11-të me 27-të pikë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori