Barcelona mbron Messin për skandalin e “Panama Papers”
Ekipi i Barcelonës ka shprehur shqetësimin lidhur me skandalinPanama Papers” dhe raportimet që e lidhin këtë skandal me yllin Lionel Messi, duke thënë se klubi e përkrah plotësisht argjentinasin.

Gjatë ditës së sotme familja Messit ka mohuar raportimet në lidhje me dokumentet, e zbuluara nga firma “Mossack Fonseca”, ndërsa tani mbështetje i ka ofruar edhe klubi.

“Që nga momenti i parë kur “Panama Papers”, që akuzon Leo Messin për fshehje të parave, Barcelona është thellësisht e prekur dhe ofron përkrahjen për lojtarin dhe familjen e tij”, thuhet në njoftim të klubit.

Klubi është në dispozicion të familjes për çështjet juridike, fiskale dhe administrative, për të pastruar emrin e tij nga ky rast”, thuhet në njoftimin e Barçës./Albeu.com/
Shtuar më 04/04/2016, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori