Barcelona "me mision" në Londër për Bale
Uellsiani Greth Bale është kthyer në nivelet e sezonit të kaluar dhe është kthyer në qëndër të vëmëndjes për merkaton e klubeve më të mëdhaja europiane.

Prej kohësh mëngjarashi i Tottenham mbetet ëndrra e presidentit të Inter, Massimo Moratti por tani ky i fundit duhet ti bëjë llogaritë përballë Barcelonës.

Sipas "Sport", javën e kaluar, Sekretari Teknik i katalanasve Albert Valenti,ka ndjekur nga afër ndeshjen Fulham - Tottenham për të studiuar uellsianin e "The Spurs", Gareth Bale. Ndeshje e cila përfundoi 3 me 1 në favor të Tottenham dhe ku shënoi edhe vetë Bale. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori