Barcelona me një komunikatë zyrtare për talentin francez, Ousmane Dembele (FOTO LAJM)
Ousmane Dembele është gati përfundimisht për të
luajtur për Barcelonën pas më shumë se tre muaj e gjysmë.
Barcelona me anë të një komunikate zyrtare e ka konfirmuar se
Ousmane Dembele është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të
luajtur.
Francezi mungon që tre muaj e gjysmë, pas një lëndimi të rëndë që kishte pësuar, ku u detyrua të operohej në Finlandë.
Tashmë ai është gati dhe do të luajë në ndeshjen ndaj Celta Vigos. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2018,
ora 23:49