Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey
Manaj feston sot
ditëlindjen e 23.
Lushnjari tashmë është pjesë e
Barcelonës B dhe po përjeton një nga momentet më të mira në karrierë, ndërsa në disa raste është grumbulluar nga tekniku Setien në ekipin e parë, duke u stërvitur krah yjeve të ekipit katalanas. Ndërkohë, që për një ndeshje në kampionat ishte
prezent në stolin e “Camp Nou”.
Sakaq, për datëlindjen e 23 ka ardhur edhe urimi nga faqja zyrtare në “Tëitter” e
Barcelonës B për sulmuesin e saj të afruar në merkaton e janarit nga ekipi i Albacete.
Shtuar më 24/02/2020,
ora 11:29