Barcelona mendon per Reinan
Albeu.com
Klubi i Barcelonës po mendon për të marrë portierin Reina, në rast se dështojnë negociatat për rinovimin e kontratës me portierin aktual, Viktor Valdez. Lajmi është bërë publik të mërkurën nëpër mediet iberike, të cilat e shohin “gardianin” spanjoll të Liverpulit si alternativën më të mundshme për portën e kampionëve të Evropës.“El Mundo Deportivo” raporton se Blaugranët mund të marrin shërbimet e Reinas vetëm nëse paguajnë afër 20 milionë euro. Ai ka një kontratë me Liverpulin, e cila skadon në vitin 2014. Shtypi spanjoll aludon se klubi katalanas i ka ofruar Reinas një kontratë 5-vjeçare, sipas së cilës portieri do të përfitojë pesë milion euro në sezon.
Shtuar më 18/06/2009, ora 23:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori