Barcelona merr 155 milione euro kredi nga banka
Albeu.com
Barcelona ka marrë një hua prej 155 milionë eurosh për të dalë nga problemet financiare, shkruajnë mediumet spanjolle të mërkurën. Barcelona më 6 korrik kishte arritur marrëveshje për një kredi me ...... disa banka të udhëhequr nga "La Caixa dhe Banco Santander", banka më e madhe në Spanjë. Bankat tjera që janë përfshirë në këtë kredi janë Caixa Catalunya, Cajamar, Caja Madrid, CAM, Banco Popullar, Banco Sabadell, Banesto dhe BBVA. "Anëtarët e klubit mund të jenë të qetë. Klubi nuk është duke u përballur me bankrotim dhe këtë javë do të kemi mjetet e duhura për të paguar pagat e lojtarëve, teknikëve dhe punonjësve", ka thënë presidenti i ri i Barcelonës, Sandro Rosell.
Shtuar më 15/07/2010, ora 10:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori