Barcelona merr një lajm fantastik para ndeshjes me Realin (FOTO LAJM)

Barcelona do të përballet me Real Madridin ditën e mërkurë, ndeshje e vlefshme për gjysmë-finalen ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit.

Por Ousmane Dembele do të jetë i gatshëm për El Clasicon e parë të këtij viti.

Francezi kishte një start të mirë në këtë sezon, derisa u lëndua në kyçin e këmbës në dhjetor të vitit të kaluar, por që është i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Padyshim që rikthimi i tij në skuadër është një lajm tejet i mirë për Barcelonën, por aspak i favorshëm për Real Madridin që po kalon një formë të dobët. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori