Barcelona merr vendimin për Boateng
Kevin Prince Boateng i cili iu bashkua Barcelonës në formë huazimi nga Sassuolo nuk do të blihet nga Barcelona.

32-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje, atë të Kupës së Mbretit për ballë Sevillas, kur Barça u mposht 2-0.

Së fundi, mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes për Boateng, i cili në verë do të rikthehet në kampionatin italian, te Sassuolo.
Shtuar më 05/04/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori