Barcelona merr vendimin për të ardhmen e Kevin-Prince Boateng
Barcelona duket se ka marrë një vendim të madh për transferimin e fundit të tyre, Kevin – Prince Boateng.

Transferimi që befasoi të gjithë në afatin e fundit kalimtar, atë të janarit, duket se nuk doli ashtu siç dëshiroi Barcelona.

Boateng u transferua nga Sassuolo tek Barca, në formë huazimi, gjatë afatit kalimtar dimëror, por duket se nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Boateng do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, dhe do të kthehet tek Sassuolo.

Pra, kjo nënkupton se Barcelona ka vendosur se nuk do ta shfrytëzoj të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori