Barcelona monitorin portierin e Sporting, mund të jetë pasardhësi i Ter Stegen
Portieri i Sporting Lisbonës, Luis Maximiano vazhdon të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane.

Pas Milanit, që e shikon 21-vjeçarin si pasuesin ideal të Gianluigi Donnarummas, i cili mund të largohet nga kuqezinjtë, edhe Barcelona futet në garë për kartonin e futbollistit.

Sipas mediave spanjolle, Maximiano ka përfunduar në radarët e katalanasve, të cilët kërkojnë të përforcojnë për të ardhmen reapartin e prapavijës, edhe pse kanë në organikën e tyre emra si Marc-André ter Stegen dhe Norberto Neto.
Shtuar më 16/06/2020, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori