Barcelona monitoron nga afër talentin kolumbian
Barcelona po monitoron nga afër talentin kolumbian, Camilo Hernandez dhe pritet që të nënshkruaj me të.

Juan Camilo Hernandez mund të mos jetë shumë i njohur pasi që luan në Watford kurse tani është në ligën e dytë, por më nuk pritet që të jetë në këtë ligë.

Ai është i huazuar të Huesca dhe është duke shkëlqyer në ligën e dytë spanjolle me Barcelonën që është duke e përcjell nga afër kolumbianin.

18 vjeçari deri me tani ka shënuar 11 gola në 23 ndeshje për Huescan, një statistikë që e ka bërë mesfushorin më të kërkuar për momentin nga ekipet e mëdha me favorit Barcelonën për të nënshkruar më të. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori