Barcelona mposht Bilbaon (VIDEO)
Albeu.com
Kampioni i Spanjës, Barcelona, është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbao që u zhvillua të dielën mbrëma.Takimi nxjerr përballë fituesin e Ligës së Spanjës dhe atë të Kupës së Mbretit. Por Barcelona fitoi të dyja garat sezonin e kaluar, andaj Bilbao pati rastin të përpiqet të hakmerret ndaj Barcelonës, pas humbjes 4-1 në finalen e Kupës së Mbretit.

Oscar de Marcos ishte ai që çoi në avantazh Bilbaon në fund të pjesës së parë të ndeshjes. Por pjesa e dytë u takoi blaugranëve. Xavi Hernandez barazoi në minutën e 58-të, dhjetë minuta para se Pedro Rodriguez të shënojë golin e fitores me një goditje të shkëlqyeshme nga largësia.

Bilbao nuk arriti të nxjerrë një barazim dhe do të ketë një sfidë të vështirë në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Camp Nou javën e ardhshme.

Ja golat:







Shtuar më 17/08/2009, ora 22:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori