Barcelona mposht lehtësisht Bilbaon (VIDEO)
Pas barazimit 1:1 me Betisin, Barcelona e Luis Enriques ka gjetur rrugën drejt fitores. Katalunasit e mposhtën 3:0 Athletic Bilbaon në Camp Nou, për ta vënë në presion Real Madridin, shkruan Gazeta Express. Golat për fitoren e kampionëve i shënuan Leo Messi, Alcacer dhe Aleix Vidal.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka shkuar në kuotën e 45 pikëve, vetëm një më pak se Real Madridi.

Por, Los Blancos kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe sipas të gjitha gjasave nuk do ta zhvillojë këtë vikend ndeshjen me Celta Vigon, e cila është anuluar për shkak të reshjeve të shumta të shiut. /Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori