Trajneri i Napolit, Walter
Mazzarri, u ka thënë lojtarëve të tij të mësojnë më shumë se sa të dëshpërohen pas disfatës 5-0 nga
Barcelona në "Trofeun Joan Gamper".
Cesc Fabregas, Seydou Keita, Pedro dhe Lionel Messi, i cili shënoi dy gola, u shkruan në listën e golashënuesve në ndeshjen e mbrëmshme në Camp Nou, ndërsa italianët dështuan të tregojnë ndonjë ndikim.
"Ne duhet të marrim shumë gjëra nga ky mësim kundër Barcelonës. Edhe kur ata ishin 5-0 ata ende na sulmonin. Ne
ishim në
ndeshje për pak më shumë se 30
minuta, por kur ata kaluan 2-0 kjo vërtet na dëmtoi ne".
"Dua të përgëzoj Guardiolën për urinë që ka rrënjosur tek lojtarët e tij. Barça ka një ekip të shkëlqyeshëm, i cili është ndërtuar për shumë vite dhe nuk mund ta krahasoni atë me askënd", ka thënë
Mazzarri për Sky Sport Italia pas ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2011,
ora 16:28