Barcelona në kërkim të Chivu
Albeu.com
Klubi spanjoll i Barcelonës, thuhet se është duke u interesuar për lojtarin e kampionit të Italisë, Cristian Chivu. Sipas “Diario Sport”, trajneri i ri i Barcelonës, Josep Guardiola, dëshiron që në radhët e veta ta përfshirë edhe mbrojtësin rumun, Cristian Chivu.
Guardiola është duke përgatitur një ndryshim radikal në përbërjen e klubit katalanas, për sezonin e ardhshëm, ndërsa blerja e një futbollisti me aftësi të mira mbrojtëse, është një prej prioriteteve të klubit, sidomos pas lëndimit të Gabriel Militos.
Shtuar më 13/05/2008, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori