Barcelona ndalet nga Real Sociedat (VIDEO)
Barcelona nuk ka arritur më shumë se vetëm një barazim ndaj Sociedadit në udhëtim me rezultat 2:2.

Të dyja ekipet e patën nga një herë epërsinë por s’arritën ta ruanin atë.

Fillimisht Oyarzabal realizoi nga penalltia për ta barazuar më pas Griezmann.

Edhe pjesa e dytë dhuroi nga një gol në të dyja taboret, ndërsa kësaj radhe ishin blaugranët që kaluan në epërsi përmes Suarezit i cili mori asistin si dhuratë nga Messi.

minutën e 62-të Isak barazoi rezultatin dhe mbylli fatin e këtij takimi.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Reali i cili e ka një ndeshje më pak.

Ndeshja tjetër do të jetë "El Clasico" mes Realit e Barcelonës që zhvillohet më 18 dhjetor.
Shtuar më 14/12/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori