Barcelona ndjek nga afer portierin Mandanda
Albeu.com
Barcelona është duke ndjekur me interes portierin e Olimpikut të Marsejës, Stiv Mandanda. Këtë lajm e konfirmon prestigjiozja “El Mundo Deportivo”, e cila thotë se Mandanda është në listën e ngushtë të Barcelonës për të mbrojtur portën.Portieri aktual i katalanasve, Viktor Valdes, nuk ka arritur akoma një marrëveshje me klubin e tij për rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale përfundon në vitin 2010. Ngërçi kryesor në rinovimin e saj mbetet kërkesa e lartë e portierit për rrogën vjetore.
Shtuar më 21/04/2009, ora 00:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori