Barcelona ndryshon logon? Anëtarët e klubit bëjnë lëvizjen e papritur
Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të klubit të Barcelonës nuke kanë pritur shumë mirë propozimin për ndryshimin e logos.

Pas kësaj ka qënë presidenti Jose Maria Bartomeu, që u detyrua ta tërhiqte këtë propozim.

Megjithatë, ndryshimet mund të vijnë prapëseprapë, pasi që Bartomeu e ka cilësuar reagimin e asamblistëve si një problem të vogël dhe ka thënë se logoja duhet të ndryshohet për t’u përshtatur me epokën digjitale.

“Modifikimi i kësaj logoje është një mënyrë e përshtatjes me teknologjitë e reja. Nuk është e përshtatur me këtë epokë digjitale dhe për këtë arsye është e nevojshme të evoluojmë”, ka thënë Bartomeu.

“Pasi i dëgjova njerëzit, e kuptoj se duhet ta shqyrtojmë qasjen tonë për këtë gjë pasi që propozimi nuk ishte i pranueshëm për delegatët”.

Propozimi i Bartomeut ishte që nga logoja e Barcelona të largohen inicialet FCB, si dhe vijat e zeza brenda logos të largoheshin plotësisht.
Shtuar më 22/10/2018, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori