Barcelona në ankth, Messi mund të mungojë edhe në finalen e e Superkupës së Spanjës
Duket se dëmtimi i Lionel Messit është më serioz seç mendohej, pasi trajneri i Barcelonës, Ronald
Koeman, ka thënë se argjentinasi mund të mungojë edhe në
finalen e
Superkupës së Spanjës të dielën.
Messi mungoi në fitoren e Barçës me penallti kundër Real Sociedadit të mërkurën, për shkak një dëmtimi.
Edhe pse fillimisht u tha se kapiteni argjentinas kishte ndierë vetëm një shqetësim të vogël në stërvitje,
Koeman nuk është i sigurt
nëse 33-vjeçari do të jetë i gatshëm për
finalen e së dielës.
I pyetur
nëse Messi do të luajë të dielën,
Koeman tha: "Shpresoj. Por nuk e di këtë, duhet të presim".
Në
finalen e
Superkupës, Barcelona do të përballet me fituesin e duelit të sotëm mes Real Madrid dhe Athletic Bilbao.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 10:07