Barcelona në gjysmëfinale (VIDEO)
Barcelona ka eliminuar Milanin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të martën mbrëma në Camp Nou, Barcelona mposhti Milanin me rezultat 3-1 ndërsa takimi i parë i zhvilluar në San Siro përfundoi pa gola.

Dy golat e parë të Barcelonës u shënuan nga Messi, edhe atë nga penalltia, njëri në minutën e 11-të ndërsa tjetri në minutën e 41-të.

Autori i golit të tretë për katalunasit ishte Andres Iniesta.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua në minutën e 3-të nga Antonio Nocerino, i cili pranoi një top nga Zlatan Ibrahimoviç.

Barcelona në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e sfidës, Chelsea-Benfica.


Shikoni golat:

1-0


1-1


2-1


3-1
Shtuar më 03/04/2012, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori